Termat & Kushtet

1. Të drejtat intelektuale dhe industriale të Pronës
Të gjithë përmbajtjen e internetit, platformës dhe/ose aplikacionit, duke përfshirë, indikacionet/treguesit por pa u kufizuar, markat tregtare, titujt dallues, tekste, lajme, fotografi, imazhe, shërbimet që ofrohen, janë në pronësi nga Vivere Media & Publishing dhe trajtohen në bazë të dispozitave përkatëse të ligjit të Shqipërisë për të drejtën e autorit, markën tregtare dhe patentën, në lidhje me pronësinë intelektuale dhe industriale, me përjashtim të të drejtave të mbrojtura te palëve të treta, siç mund të jenë të drejtat e mbrojtura ose rezervuara nga kompanitë që ofrojnë produkte, prodhuesit e produkteve, ofruesit e shërbimeve ose pale të tjera të treta, për të cilat Vivere Media & Publishing në asnjë rast nuk pretendon çfarëdo pronësie ose të drejte tjetër. Rrjedhimisht, nuk është i lejuar në asnjë mënyrë modifikimi, publikimi, transmetimi, transferimi, riprodhimi, shpërndarja, prezantimi, shfrytëzimi ose çdo përdorim i përmbajtjes në tërësi ose të pjesëve të faqes së internetit, platformës dhe/ose aplikacionit ose me çdo mjet për qëllime tregtare apo të tjera, pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Vivere Media & Publishing. Përjashtohet, kopjimi i kufizuar ose i izoluar, shtypja ose ruajtja e pjesëve të përmbajtjes së sipërpërmendur, është e lejuar për përdorim personal të vizitorit, me kusht që përmbajtja të jetë e shoqëruar me një njohje të qartë dhe të dallueshme të burimit të origjinës dhe me vërtetimin se ajo nuk do të përdoret për qëllime komerciale apo të tjera.

2. Sjellja e përdoruesit
Platforma dhe të gjitha faqet e internetit dhe/ose aplikacionet të ofruara nga Vivere Media & Publishing do të përdoren për qëllime të ligjshme vetëm dhe në një mënyrë që mos të kufizojë ose pengojë përdorimin e saj nga ndonjë palë e tretë. Vizitorët/përdoruesit e platformës duhet të jenë në përputhje me rregullat dhe dispozitat e legjislacionit të Shqipërisë dhe të Bashkimit Evropian dhe me legjislacionin që rregullon telekomunikacionin dhe të përmbahen nga çdo sjellje e paligjshme dhe abuzive/e papërshtatshme që mund të ketë pasoja negative për vizitorët/përdoruesit e tjerë dhe të shkaktojë dëmtime apo prishje të internetit dhe te shtrihet/ndikojë Vivere Media & Publishing. Në rast se Vivere Media & Publishing e gjen veten të përfshirë në ndonjë çështje gjyqësore, ose i kërkohet të paguajë ndonjë lloj shpërblimi, dëmshpërblimi dhe/ose kompensimi si pasojë e një shkeljeje nga ana e Përdoruesve të detyrimeve të tyre, Përdoruesi do të kompensojnë dhe dëmshpërblejë Vivere Media & Publishing në përputhje me rrethanat respektive.

3. Lidhje me Faqet e Internetit dhe Aplikacionet të Palës së Tretë
Platforma dhe vetë faqja e internetit të Vivere Media & Publishing u mundëson vizitorëve/përdoruesve të saj, të transferohen nëpërmjet lidhjeve të veçanta (links, hyperlinks, parulla) në faqet e internetit apo aplikacionet të palëve të treta. Përmbajtja e këtyre faqeve dhe aplikacioneve te lidhura, është përgjegjësi vetëm e palëve përkatëse të treta që ofrojnë ato. Vivere Media & Publishing nuk garanton disponueshmërinë e aplikacioneve dhe faqeve të tilla të internetit dhe në asnjë rast, nuk do të jetë përgjegjëse për përmbajtjen, korrektësinë, ligjshmërinë, plotësinë, aktualitetin, dhe saktësinë e informacionit ose cilësinë dhe tiparet e produkteve ose shërbimeve të ofruara për publikun nëpërmjet faqeve të internetit dhe aplikacioneve (të palëve të treta) të sipërpërmendura. Vivere Media & Publishing dhe platforma ofron lidhje me faqet e tjera dhe aplikacionet të palëve të treta vetëm si një lehtësi për vizitorët/përdoruesit dhe përfshirja e ndonjë lidhje me këto faqe interneti dhe aplikacione në asnjë rrethanë nuk do të konsiderohet se përbën ose nënkupton një ndërmarrje ose garanci, ose nxitje, ose miratim nga Vivere Media & Publishing ose nga përmbajtja ose cilësia e shërbimeve të ofruara aty prej tyre.

4. Kufizimi i Përgjegjësisë
Vivere Media & Publishing bën çdo përpjekje të mundshme për të siguruar që të gjitha informacionet e ofruara nga Platforma të jenë te plota, të sakta, të rifreskuara dhe të qarta, por kjo nuk garanton se të gjitha këto kritere do të plotësohen bashkërisht. Rrjedhimisht, Vivere Media & Publishing nën asnjë rrethanë, edhe në rast të neglizhencës, nuk do të jetë përgjegjëse për ndonjë gabim ose mangësi, lëshimet në lidhje me dhënien e informacionit, çdo vonesë, ndërprerje ose paaftësi në transmetimin e informacionit apo çfarëdo dëmi të shkaktuar ndaj vizitorëve/përdoruesëve për shkak të përdorimit të informacionit të tillë. Përmbajtja e platformës nuk përbën këshilla financiare, ligjore apo të tjera, nxitje, apo iniciative për të kryer një investim apo ndonjë transaksion të mundshëm dhe Vivere Media & Publishing në asnjë rast nuk do të jetë përgjegjëse për ndonjë përdorim të platformës nga ana e vizitorëve/përdoruesve të cilët veprojnë të udhëhequr nga vullneti i tyre.

5. Siguria e Faqes së Internetit dhe Platformës
Qasja dhe aksesi në faqen e internetit dhe platformës mundësohet me nismën e vizitorëve/përdoruesve dhe jo me iniciativën e Vivere Media & Publishing. Përdoruesi i faqes se internetit dhe platformës është vet përgjegjës për marrjen dhe ruajtjen e pajisjeve të nevojshme (p.sh. kompjuter personal), softuer, pajisjet e telekomunikacionit dhe çdo shërbim tjetër të nevojshëm për qasje dhe akses në këtë faqe interneti/platformë. Përdoruesit janë gjithashtu përgjegjës për mbrojtjen e sistemit të tyre kundër viruseve dhe programe të tjera me qëllim të keq, përfshirë ruajtjen e të dhënave të tyre financiare. Vivere Media & Publishing bën çdo përpjekje të mundshme për të siguruar që të gjitha masat e sigurisë të jenë marrë për të mbrojtur faqen e internetit dhe platformën kundër viruseve dhe programeve të tjera me qëllim të keq dhe përdor sistemet e sigurisë për të kontrolluar qasjen dhe aksesin në faqen e saj të internetit, për të parandaluar sulme dhe çdo veprim tjetër të paautorizuar, por ajo nuk garanton se përmbajtja e internetit dhe platformës do të jetë e lirë nga viruset, gabimet dhe komponentë të tjerë të dëmshëm dhe për rrjedhojë në asnjë rast Vivere Media & Publishing nuk do të jetë përgjegjëse për çdo dëm që mund ti shkaktohet softuer-ëve, pajisjeve dosjeve, të përdoruesëve te lartpërmendur, si dhe për çdo dëm të shkaktuar ndaj përdoruesit, për ndonjë nga shkaqet e mësipërme.

6. Të dhënat Personale
Vivere Media & Publishing do të sigurohet që të gjitha të dhënat personale të grumbulluara nga vizitorët dhe përdoruesit të trajtohen në përputhje me Ligjin nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar dhe siç mund të ndryshohet në të ardhmen. Vivere Media & Publishing nuk grumbullon nga klientët potencial kopje të dokumenteve personale ose çfarëdo dokumenti tjetër. Në rastet kur Vivere Media & Publishing dyshon në vërtetësinë e personit dhe porosisë, Vivere Media & Publishing mund ti kërkojë përdoruesit dokument identifikimi personal, të cilin do ta fshijë nga baza e të dhënave në momentin që arrihet qëllimi i kryerjes së porosisë nga Përdoruesi. Vivere Media & Publishing nuk do t’i transferojë të dhënat personale palëve të treta. Në momentin që një palë e tretë vjen deri te kontakti me të dhëna personale të cilat menaxhohen ose mbahen nga Vivere Media & Publishing, pala e tretë pajtohet që në lidhje me këto të dhëna personale të veprojë në tërësi në përputhje përputhje me Ligjin nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe të njëjtat t’i fshijë menjëherë duke lajmëruar rastin te Vivere Media & Publishing. Kjo faqe e internetit dhe platformë përmban lidhje të veçanta (links, hyperlinks, parulla) në faqe të tjera interneti dhe/ose aplikacione të operuara nga palët e treta. Në asnjë rast Vivere Media & Publishing nuk do të jetë përgjegjëse për kushtet në lidhje me menaxhimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale, të aplikueshme për faqet e lidhura dhe aplikacionet e lidhura. Për më tepër, vizitorët/përdoruesit e faqeve të internetit të Vivere Media & Publishing dhe platforma kanë të drejtë për të hyrë në të dhënat që lidhen me to dhe të drejtë të kundërshtojnë për përpunimin e të dhënave të tilla. Në secilin rast, vizitori mund t’i drejtohet me kërkesë me shkrim përmes e-mail të Vivere Media & Publishing për të fshirë të dhënat personale, të dhëna në Vivere Media & Publishing.

7. Politika, Procedurat dhe Parimet Cookies
Një "cookie" është një tekst i vogël dosje i cili është dërguar dhe ruajtur në kompjuterin tuaj ose në ndonjë pajisje tjetër që ju mund të përdorni për të hyrë në internet, çdo herë që ju vizitoni një faqe interneti, pa mbledhur asnjë informacion në lidhje me dokumentet apo dosjet në pajisjen tuaj. Vivere Media & Publishing përdor "cookies" për shumë arsye të ndryshme, me qëllim të krijimit të një ambienti më të sigurt dhe më efikas për vizitorët/përdoruesit. Vivere Media & Publishing kryesisht përdor "cookies", të cilat janë të nevojshme për ofrimin e shërbimeve të ofruara nëpërmjet faqes sonë të internetit/platformës si dhe "Cookies" përdoren për qëllime statistikore dhe çështjet që lidhen me funksionimin e faqes sonë të internetit (p.sh. numri i vizitorëve, kthimi, frekuenca e vizitave, parapëlqimet e përdoruesit etj). Përdoruesit e faqeve te internetit zakonisht janë të ekspozuar para kërkesës për të pranuar "cookies". Rrjedhimisht, në qoftë se ju dëshironi të ndryshoni mënyrën se si funksionon shfletuesi i juaj i internetit, qoftë për të njoftuar ju në lidhje me përdorimin e "cookies", ose për të bllokuar "cookies", ju duhet të ndryshoni parametrat e shfletuesit tuaj te internetit. Duhet të theksohet se mos pranimi i "cookies" nga përdoruesi mund të kufizojë ofrimin e shërbimeve të caktuara dhe informacione nga Vivere Media & Publishing.

8. Mënyra e Komunikimit
Komunikimi me Vivere Media & Publishing bëhet sipas specifikimeve dhe parashikimeve të këtyre Kushteve.

9. Njoftimet informuese
Nëse ju nuk dëshironi të pranoni njoftime informuese nga ne, na kontaktoni direkt përmes emailit libraria@babagjyshisekret.al Ju mund të ndryshoni dhe modifikoni preferencat tuaja të komunikimit duke u kyçur në llogarinë tuaj dhe klikuar tek Preferencat e komunikimit (aty ku aplikohet). Nëse ju nuk dëshironi të pranoni njoftime të tilla, ju keni mundësinë që të ç’regjistroheni duke klikuar në linkun “ç’regjistrohu” apo “unsubscribe” (aty ku aplikohet).

10. Revokimi i Pëlqimit
Nëse ju bëni revokimin e pëlqimit tuaj për mbledhje, përdorim, proçesim, transferim apo shpalosje të të dhënave tuaja personale për qëllimet e specifikuara në këto Kushte, ju mund të mos keni qasje/akses në të gjitha shërbimet tona, dhe ne mund të mos jemi në gjendje t’ju ofrojmë juve të gjitha shërbimet dhe mbështetjen që ofrohet për përdoruesit e tjerë.

11. Hyrja në fuqi e Kushteve
Kushtet hyjnë në fuqi dhe krijojnë marrëdhënie kontraktuale (“Kontratë”) kurdo që shfaqet cilado nga rrethanat në vijim: - Në datën e nënshkrimit të saj nga të dyja palët, në kopje fizike; ose - Kontrata do të konsiderohet të ketë hyrë në fuqi në momentin e regjistrimit të përdoruesit në platformë dhe pranimit të kushteve të kësaj kontrate nëpërmjet klikimit të butonit “Pranoj” dhe/ose “Accept”; ose Kontrata konsiderohet se ka hyrë në fuqi edhe në momentin e shkëmbimit të saj përmes postës elektronike dhe konfirmimit nga Përdoruesi se i ka pranuar kushtet e të njëjtës. Për shmangje të cfarëdo dyshimi, momenti i hyrjes në fuqi të kësaj kontrate do të konsiderohet momenti i parë i shfaqjes së cilësdo rrethanë të përcaktuar në paragrafin e parë të këtij neni mësipër. Kushtet mbesin në fuqi për aq kohë sa përdoruesi mbetet i regjistruar si përdorues i Vivere Media & Publishing ose në rast se përdoruesi vendos të ç’regjistrohet dhe të paguaj çfarëdo detyrimi të mbetur ndaj Vivere Media & Publishing.

12. Çmimi i produktit(eve), faturimet dhe pagesat
Çmimi i produkteve do të jetë pagesa për blerjen e produktit nga Konsumatori te Vivere Media & Publishing, çmim i cili është i përcaktuar në platformë dhe përfshinë taksa dhe tatime. Në platformë do të përcaktohen qartësisht edhe shpenzimet e dorëzimit të produkteve dhe komisionet bankare. Faturimin e të gjitha produkteve të shitura përmes platformës do ta bëjë Vivere Media & Publishing, për pagesë nga Konsumatori. Fatura duhet të përmbajë të gjitha të dhënat e kërkuara sipas ligjeve në fuqi, përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar. Pagesa mund të bëhet në çfarëdo mënyrë të përcaktuar nga Vivere Media & Publishing në platformë, përfshirë pagesën me kartë debiti, kartë krediti, transferta bankare, pagesë në dorëzim, PayPal, POS, etj. Në rastin kur konsumatori kërkon që pagesa të bëhet me kartë krediti, Konsumatori autorizon Vivere Media & Publishing në mënyrë specifike të ngarkojë kartën e kreditit të tij me vlerën e plotë të produktit dhe shpenzimet e dorëzimit, kurdo që aplikohen. Konsumatori mund t’i kërkojë Vivere Media & Publishing ruajtjen e informacionit të kartës së kreditit së tij në sistemin e enkriptuar nga Vivere Media & Publishing, me qëllim që të njejtat të përdoren më tutje nga konsumatori në blerjet e tij të rradhës. Në raste të tilla, Konsumatori e jep pëlqimin e tij për këtë çështje përmes zgjedhjes së opsionit në Platformë. Vivere Media & Publishing nuk mund të mbahet në asnjë rast përgjegjëse për keqpërdorimin e kartës së kreditit nga palët e treta.

13. Kushtet e veçanta në blerje të produkteve
Produktet e ofruara nga Vivere Media & Publishing për shitje te Përdoruesi janë produkte të cilat janë vendosur në platformë dhe në dispozicion sipas specifikave të vendosura në platfomë. Produktet dorëzohen nga Vivere Media & Publishing te Konsumatori sipas disponueshmërisë së produkteve të përcaktuara në platformë. Qëllimi është që Vivere Media & Publishing të dorëzojë produktet në afatin më të shpejtë të mundshëm, përveç rasteve të blerjes së produkteve me volum të madh dhe që kërkojnë montim nga ekipet e specializuara. Vivere Media & Publishing i dorëzon Konsumatorit produkte të cilat janë në përputhje me porosinë. Produkti nuk duhet të ketë asnjë të metë fizike dhe i njëjti duhet të jetë i gatshëm për shitje te konsumatori. Pas pranimit fizik të produktit nga Konsumatori, nëse Konsumatori sheh se produkti përmban të meta, duhet që brenda një dite pune (24 orë) nga identifikimi i të metave të reklamojë të metat te Vivere Media & Publishing dhe të organizojë kthimin e produktit te Vivere Media & Publishing për t’a zëvendësuar me produkt pa të meta. Palët bien dakort se në çdo rast afati i identifikimit të të metave dhe kështu, afati i reklamimit të të metave te Vivere Media & Publishing, përfundon pas 14 ditësh nga: a) dita e lidhjes së kontratës, në rastin e kontratave të shërbimit; b) dita në të cilën konsumatori ose një palë e tretë, e ndryshme nga transportuesi dhe e autorizuar nga konsumatori, merr në dorëzim mallrat. Me përfundimin e këtij afati, Konsumatori nuk ka më të drejtë të reklamojë të meta të produktit dhe Vivere Media & Publishing nuk ka asnjë detyrim zëvendësimi apo rimbursimi të produktit. Si rregull, produkti do ti dorëzohet Konsumatorit nga Vivere Media & Publishing. Produktet kthehen te Vivere Media & Publishing duke u dorëzuar personalisht nga Konsumatori fizikisht në zyrat e Vivere Media & Publishing. Me kthimin e produktit dhe kur Vivere Media & Publishing verifikon të metën/at e produktit, i zëvendëson – nëse ka – produktin Konsumatorit me një produkt – të të njëjtit lloj dhe markë – pa të meta. Nëse s’ka, Konsumatori rimbursohet integralisht për çmimin e plotë që ka paguar, përfshirë komisione bankare dhe kosto të tjera transporti. Përjashtohen nga ky nen rregullat rreth garancisë së produkteve nga prodhuesi që rregullohen veçmas më poshtë në këtëo Kushte. Përjashtohen rastet kur kemi të bëjmë me produkte me vëllim dhe/ose peshë të madhe, dorëzimi do të bëhet nga Ofruesi. Në rastet kur transporti realizohet nga Ofruesi: a) Pagesa bëhet tek Vivere Media & Publishing; ose b) Pagesa bëhet me para në dorë tek Ofruesi. Në rastet kur Konsumatori has në produkte të cilat mund të perceptohen se kanë përmbajtje seksuale, racore ose të ngjashme dhe janë të papërshtatshme për paraqitje në Platformë, Konsumatori lutet ta informojë menjëherë Vivere Media & Publishing përmes e-mail ose mënyrave tjera të komunikimit. Në rastet kur shfaqen gabime teknike apo njerëzore në vendosje të përshkrimit të produktit në platformë, specifikimeve apo çmimeve, konsumatori pajtohet që ajo porosi të anulohet dhe të mos ketë ndonjë detyrim shtesë të palëve ndaj njëra tjetrës sa i përket atij produkti, respektivisht asaj porosie.

13/1. Kushtet e veçanta të anullimit të blerjeve të produkteve
Konsumatori ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata dhe të anullojë kontratën, brenda një afati prej 14 ditësh, pa dhënë ndonjë arsye dhe pa u detyruar për asnjë kosto tjetër. Afati i heqjes dorë nga kontrata, përfundon pas 14 ditësh nga: a) dita e lidhjes së kontratës, në rastin e kontratave të shërbimit; b) dita në të cilën konsumatori ose një palë e tretë, e ndryshme nga transportuesi dhe e autorizuar nga konsumatori, merr në dorëzim mallrat, në rastin e kontratës së shitjes. Palët kanë të drejtë dhe i përmbushin detyrimet kontraktore gjatë periudhës së heqjes dorë nga kontrata. Konsumatori njofton tregtarin për vendimin e tij të heqjes dorë nga kontrata përpara plotësimit të afatit 14-ditor. Për këtë qëllim, konsumatori mund të bëjë një deklaratë të qartë, ku të parashtrojë vendimin e tij të heqjes dorë nga kontrata, nëpërmjet mjeteve të komunikimit të përcaktuara në këto Kushte. Në këto raste, tregtari i konfirmon Konsumatorit, pa vonesë, marrjen e njoftimit të heqjes dorë nga kontrata, në një mjet të qëndrueshëm komunikimi, nëpërmjet mjeteve të komunikimit të përcaktuara në këto Kushte. Ushtrimi i së drejtës së heqjes dorë nga kontrata u jep fund detyrimeve të palëve për të përmbushur kontratën. Dorëzimi i produkteve bëhet nga Konsumatori pa vonesa të panevojshme, por jo më vonë se 14 ditë nga dita në të cilën ai ka njoftuar Vivere Media & Publishing për vendimin e heqjes dorë nga kontrata. Në rast të heqjes dorë nga kontrata, Vivere Media & Publishing i rimburson të gjitha pagesat e marra nga Konsumatori, duke përfshirë, nëse është rasti, kostot e dorëzimit dhe komisione bankare, pa vonesa të panevojshme, por jo më vonë se 14 ditë nga dita në të cilën ai është njoftuar për vendimin e Konsumatorit për heqjen dorë nga kontrata. Vivere Media & Publishing kryen rimbursimin e përmendur më sipër, duke përdorur të njëjtin mjet pagese që Konsumatori ka përdorur për transaksionin fillestar. Vivere Media & Publishing nuk do t'i rimbursojë kostot shtesë, nëse Konsumatori ka zgjedhur shprehimisht një lloj tjetër dërgese, të ndryshme nga ajo standarde dhe më pak të kushtueshme, e ofruar nga Vivere Media & Publishing. Vivere Media & Publishing nuk bën rimbursimin derisa të ketë marrë në dorëzim mallrat ose derisa Konsumatori të ketë paraqitur prova se i ka kthyer mallrat, cilado qoftë më e para. Konsumatori i kthen mallrat ose ia dorëzon ato fizikisht ose me mjete transporti Vivere Media & Publishing apo një personi të autorizuar prej tregtarit për të marrë në dorëzim mallrat, pa vonesa të panevojshme, por jo më vonë se 14 ditë nga dita në të cilën ai ka njoftuar tregtarin për vendimin e heqjes dorë nga kontrata. Ky afat konsiderohet i respektuar nëse Konsumatori i kthen mallrat përpara se të ketë përfunduar afati prej 14 ditësh. Konsumatori detyrohet për kostot e drejtpërdrejta të kthimit të mallrave. Konsumatori mban përgjegjësi për vlerën e pakësuar të mallrave që rezulton nga një përdorim i ndryshëm nga ai që nevojitet për të përcaktuar natyrën, karakteristikën dhe funksionimin e tyre. Në kontratat e shërbimit, nëse zbatimi i kontratës ka filluar, Konsumatori pranon se ai do të humbasë të drejtën e tij të heqjes dorë nga kontrata, sapo kontrata të jetë ekzekutuar plotësisht nga tregtari. E drejta e heqjes dorë nga kontrata për Konsumatorin nuk zbatohet për sa u takon: a) Kontratave të shërbimeve pasi shërbimi është kryer plotësisht. b) Furnizimit të mallrave apo shërbimeve, për të cilat çmimi varet nga luhatjet në tregun financiar, të cilat nuk mund të kontrollohen nga tregtari dhe që mund të ndodhin brenda afatit të heqjes dorë nga kontrata; c) Furnizimit të mallrave të bëra sipas specifikimeve të konsumatorit ose që janë qartësisht të personalizuara; ç) Furnizimit të mallrave, të cilat janë të rrezikuara të prishen ose të skadojnë me shpejtësi; d) Furnizimit të mallrave të vulosura, të cilat nuk janë të përshtatshme për t'u kthyer, për arsye të mbrojtjes së shëndetit apo të higjienës dhe që janë hapur pas dorëzimit; dh) Furnizimit të mallrave, të cilat, pas dorëzimit, për shkak të natyrës së tyre, janë përzier në mënyrë të pandashme me artikuj të tjerë; e) Furnizimit të pijeve alkoolike, vlera aktuale e të cilave varet nga luhatjet në treg dhe nuk mund të kontrollohet nga tregtari, por që për çmimin është rënë dakord në kohën e lidhjes së kontratës së shitjes dhe dorëzimi mund të bëhet vetëm pas 30 ditëve; ë) Kontratave, ku konsumatori ka kërkuar specifikisht një vizitë nga tregtari, me qëllim kryerjen e riparimeve urgjente ose mirëmbajtjes. Nëse, në rastin e një vizite të tillë, tregtari ofron shërbime të tjera, veç atyre që ka kërkuar në mënyrë specifike konsumatori, ose mallra të tjera, përveç pjesëve të këmbimit, të nevojshme për t'u përdorur gjatë mirëmbajtjes apo kryerjes së riparimeve, e drejta e heqjes dorë nga kontrata ushtrohet për këto shërbime ose mallra shtesë; f) Furnizimit të regjistrimeve audio ose video të vulosura apo softëare kompjuterash të vulosur, që janë hapur pas dorëzimit; g) Furnizimit të një gazete, periodiku apo reviste, me përjashtim të kontratave të abonimit për furnizimin e botimeve të tilla; h) Ofrimit të strehimit për qëllime të tjera nga ato për banim, transportit të mallrave, shërbimeve të dhënies me qira të makinave, kateringut ose shërbimeve të lidhura me aktivitete të kohës së lirë, nëse kontrata parashikon një datë specifike ose një periudhë të caktuar për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin prej saj; i) Furnizimit të përmbajtjes digjitale që nuk jepet në një mjet të trupëzuar, kur ekzekutimi ka nisur me pëlqimin e shprehur paraprakisht të konsumatorit dhe pranimit nga ana e tij se në këtë mënyrë ai humbet të drejtën e heqjes dorë nga kontrata.

14. Garancia nga prodhuesi i produkteve
Vivere Media & Publishing garanton produktet në shitje sipas garancisë që ka marrë nga vetë prodhuesi i produkteve. Garancia dhe kushtet e saj i bëhet e ditur në platformë konsumatorëve për çdo produkt që shitet. Në rastet kur konsumatori pëson defekte të mbuluara nga garancia dhe brenda afatit të garancisë, ai njofton dhe kthen produktin tek Vivere Media & Publishing brenda 48 orëve nga ndodhja e defektit. Mosrespektimi i këtij afati, barra e provës të të cilit i mbetet konsumatorit, sjell humbjen e garancisë. Në rastet e zbatimit të garancisë, Vivere Media & Publishing merr përsipër riparimin e produktit ose në rast pamundësie, merr përsipër zëvendësimin e produktit. Në rastet e zbatimit të garancisë, të gjithë kostot i ka Vivere Media & Publishing.

15. Mbrojtja e konsumatorëve
Vivere Media & Publishing është përgjegjëse të zbatojë në tërësi dispozitat e Ligjit nr.9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorit”, të ndryshuar. Vivere Media & Publishing do të bëjë përpjekje maksimale të sigurohet që fotografitë e produktit, përshkrimi i produktit dhe të gjitha të dhënat tjera në lidhje me produktin të pasqyrojnë të vërtetën, origjinalitetin dhe paraqitjen më të qartë të mundshme të produktit, me qëllim që konsumatori të jetë plotësisht i informuar mbi produktin e ekspozuar në platformë. Konsumatorët obligohen që çfarëdo pretendimi në lidhje me produktin t’a dorëzojnë te Vivere Media & Publishing brenda 24 orëve prej momentit të pranimit të produktit.

16. Përputhshmëria me standardet dhe praktikat e e-commerce (tregtisë online)
Vivere Media & Publishing zbaton dhe respekton Ligjin nr.10128, datë 11.05.2009 “Për tregtinë elektronike”, i ndryshuar. Vivere Media & Publishing dhe Konsumatori do të veprojnë në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira të tregtisë elektronike, (Ang. e-commerce), të pranueshme nga platformat e ngjashme ndërkombëtare. Vivere Media & Publishing pajtohet t’i përmbushë detyrimet e saj dhe dorëzojë produktet me gjithë kujdesin dhe aftësinë, efikasitetin dhe ekonominë e duhur, në përputhje me standardet dhe praktikat e pranuara përgjithësisht si profesionale dhe ligjin e zbatueshëm. Konsumatori në anën tjetër garanton që respektimi i detyrave dhe përgjegjësive të tij të përcaktuara në këtë kontratë, përfshirë kryerjen e detyrimeve para afatit të fundit, kanë rëndësi vendimtare. Vivere Media & Publishing do të respektojë praktikat e menaxhimit të shëndoshë dhe etik, do të përdorë teknologji të përshtatshme dhe pajisje, makineri, materiale e metoda të sigurta dhe efektive. Në rastet kur ka vonesa në proçedurat e zhdoganimit të mallrave dhe në rastet e forcës madhore dhe rrethanave jashtë kontrollit të Vivere Media & Publishing, afati i dorëzimit shtyhet deri në periudhën në të cilën mënjanohet pengesa e dorëzimit në kohë.

17. Komunikimet në mes të palëve
1. Të gjitha njoftimet në lidhje me këto Kushte duhet të bëhen me shkrim dhe t’i dërgohen palës tjetër duke përdorur informacionet kontaktuese të përcaktuara në kontratë, ose informacionet kontaktuese të zëvendësimit të dërguara përmes njoftimit me shkrim. Palës mund t’i dërgohen njoftimet përmes postës elektronike (e-mail), dhe dërgesat përmes e-mailit gjithmonë kanë prioritet. 2. Kontaktimi me Vivere Media & Publishing do të bëhet me personat përgjegjës varësisht nga fushat e ndryshme dhe atë, në adresën email si vijon: libraria@babagjyshisekret.al

18. Pezullimi i kontratës
Vivere Media & Publishing përmes njoftimit me shkrim, mund t’i pezullojë shërbimet apo të urdhërojë shtyrjen e performimit të shërbimeve që janë objekt i kësaj kontrate.

19. Ndërprerja për mospërmbushje
Vivere Media & Publishing, pa paragjykuar mekanizmat e tjerë për shkeljen e kontratës, me njoftim me shkrim për mospërmbushje të kontratës, mund ta ndërpresë këtë kontratë në tërësi apo pjesshëm, nëse Konsumatori, sipas mendimit të Vivere Media & Publishing, ka përdorur praktika korruptuese ose mashtruese para dhe gjatë realizimit të kontratës.

Për qëllime të këtij neni:
“Praktikë korruptuese” ka kuptimin e ofrimit, dhënies, pranimit ose kërkimit të ndonjë gjësendi me vlerë me qëllim të ndikimit të ndokujt gjatë çfarëdo procesi ose realizimit të kontratës. “Praktikë mashtruese” ka kuptimin e shtrembërimit të fakteve me qëllim të ndikimit në procesin e ose realizimit të kontratës në dëm të Vivere Media & Publishing, dhe përfshin marrëveshjet e fshehta ndërmjet Konsumatorëve dhe Ofruesit. Ndërprerja e shërbimeve nga Vivere Media & Publishing Vivere Media & Publishing mund të ndërprejë shërbimet e platformës në çdo kohë dhe të çregjistrojë përdoruesin, pa dhënë ndonjë arsye, me kushtin e vetëm që Vivere Media & Publishing të mos ketë ndonjë detyrim të pakryer/papërmbushur ndaj Përdoruesit. Nëse Vivere Media & Publishing ka detyrim të pakryer/papërmbushur ndaj Përdoruesit, Vivere Media & Publishing do ta përmbushë detyrimin përpara se ta çregjistrojë përdoruesin nga Platforma ose përpara ndërprerjes së shërbimeve të platformës.

20. Fuqia Madhore
Pavarësisht neneve në lidhje me shtyrjen ose ndërprerjen e kontratës për shkak të shkeljeve të saj, asnjëra palë nuk konsiderohet se ka bërë shkelje të obligimeve të saj sipas kontratës në qoftë se dhe deri në atë masë që vonesa e saj në përmbushjen apo dështimet e tjera në realizimin e obligimeve kontraktuale është rrjedhojë e ndonjë ngjarjeje të shkaktuar nga një forcë madhore. Për qëllimet e këtij neni, termi “forcë madhore” ka kuptimin e një ngjarjeje përtej kontrollit të palës së prekur, jashtë vullnetit të saj, që është e paparashikueshme dhe nuk është për fajin ose neglizhencën e saj. Ngjarjet e tilla mund të përfshijnë, por jo vetëm, luftërat ose revolucionet, zjarret, epidemitë, karantinat, embargot, rënia e sistemit bankar, rënia e internetit apo ndërprerjet me energji elektrike të ofruesve, sulmet masive në Internet, shpërndarja e viruseve në rrjetin e internetit që afekton mundësinë e Vivere Media & Publishing për të kryer shërbimet e saj dhe situata të ngjashme jashtë kontrollit të Vivere Media & Publishing. Nëse paraqitet ndonjë gjendje e forcës madhore, pala e ndikuar do të njoftojë menjëherë me shkrim palën tjetër për këtë ngjarje dhe shkaqet e saj. Përveç nëse Vivere Media & Publishing ka dhënë udhëzime të tjera me shkrim, pala e ndikuar do të vazhdojë t’i kryejë obligimet e saj sipas kontratës brenda mundësive të arsyeshme dhe do të kërkojë të gjitha rrugët alternative për t’i realizuar obligimet pa u parandaluar nga ngjarja e fuqisë madhore.

21. Transferimi
Konsumatori nuk mund t’i transferojë obligimet e tij sipas kësaj kontrate, në tërësi apo pjesshëm, pa miratim paraprak me shkrim nga Vivere Media & Publishing. Me miratimin e Vivere Media & Publishing, konsumatori mund t’ua transferojë obligimet nga kjo kontratë cilitdo subjekt trashëgues të pasurive të ndërlidhura me këtë kontratë, ndonjë kompanie filialë ose kompanie tjetër. Vivere Media & Publishing mund ta transferojë këtë kontratë lirshëm te palët e treta, së bashku me të drejtat dhe detyrimet e krijuara nga kjo kontratë.

22. Përmbarimi i detyrimeve dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve
Lidhur me cilëndo mosmarrëveshje ose pretendim që dalin nga apo janë në lidhje me këtë kontratë, duke përfshirë shkelje, ndërprerje ose pavlefshmëri, palët do t’i drejtohen Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji i aplikueshëm është ligji i zbatueshëm i Republikës së Shqipërise, duke përjashtuar aplikimin e Konventës së UNCITRAL-it për shitjet ndërkombëtare të mallrave (“Konventa e Vjenës”). Në rast mospagese të kësaj Kontrate nga Konsumtarori, kjo Kontratë përbën veprim juridik tregtar dhe detyrimi monetar sipas kësaj Kontrate konsiderohet i lindur nga një veprim juridik tregtar në kuptim të Nenit 16 të Ligjit Nr. 48/2014, datë 24.04.2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare” dhe për rrjedhojë përbëjnë titull ekzekutiv dhe vihet në ekzekutim nga përmbaruesi gjyqësor, pavarësisht vlerës. Palët bien dakort se në rast mospagesash nga Konsumatori dhe të pashlyera brenda afatit, do të zbatohet pa asnjë ekuivok Neni 16 i Ligjit Nr. 48/2014, datë 24.04.2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare” dhe kjo Kontratë do të përbëjë veprim juridik tregtar dhe për rrjedhojë titull ekzekutiv dhe do të vihet në ekzekutim nga përmbaruesi gjyqësor, pavarësisht vlerës. Kjo dispozitë nuk zbatohet kur Konsumatori është individ jo tregtar. Për individët jo tregtarë, do të zbatohet rruga ligjore e zakonshme nëpërmjet kërkesë padisë së themelit.

23. Gjuha e kushteve/kontratës
Nëse këto kushte përkthehen në disa gjuhë, gjuhë kryesore do të jetë gjuha shqipe. Edhe interpretimi i kushteve do të realizohet nga gjuha shqipe.

24. Dispozita të përgjithshme
Përveç në qoftë se dhe deri sa të mos deklarohet shprehimisht me shkrim dhe të nënshkruhet nga të dyja palët, heqja dorë e cilësdo palë nga e drejta për të përdorur mjetet juridike në rast të shkeljeve ose mospërmbushjes të kontratës, dhe përdorimit të çfarëdo praktikash tregtare a historiku/modeli të marrëdhënieve tregtare, nuk do të përbëjë heqje dorë të vazhdueshme nga të drejtat, përdorimi i mjeteve juridike ose kushtet për shkeljet ose mospërmbushjet e tjera të obligimeve sipas kontratës. Asnjë palë e tretë nuk do të gëzojë ose zbatojë asnjë të drejtë sipas kësaj kontrate pa miratimin e palëve. Nëse ndonjë dispozitë e kushteve konstatohet të jetë e paligjshme, e pavlefshme ose e pazbatueshme nga arbitri ose gjykata, dispozitat e tjera mbesin të plotfuqishme. Në rast të mospërputhjeve në mes të gjuhës ose kuptimit të ndonjë pjese të tekstit të këtyre kushteve dhe ndonjë dokument që i është bashkëngjitur kushteve, ose kushtet e ndryshuara sipas njoftimit, do të mbizotërojë gjuha ose kuptimi i pjesës kryesore të këtyre kushteve. Kushtet përmbajnë mirëkuptimin e plotë të palëve, ne lidhje me ndarjen e plotë të rrezikut ne mes tyre dhe përbën një deklaratë të plotë dhe ekskluzive të përkufizimeve dhe kushteve të marrëveshjes së tyre në lidhje me çështjet e përmendura. Të gjitha bisedimet, marrëdhëniet, mirëkuptimet dhe marrëveshjet me shkrim a gojë të mëparshme në lidhje me këtë kontratë tani zëvendësohen nga këto kushte, përveç kushteve specifike për secilin produkt që mund të vendosen nga Vivere Media & Publishing në Platformë. Në përputhje me Nenin 686 të Ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, Palët deklarojnë se i kanë lexuar, kuptuar dhe pranuar/miratuar nenet e këtyre Kushteve.

Privatësia

Politika e Privatësisë
• Objektivat dhe Fushëveprimi i Politikës së Privatësisë
VIVERE Media & Publishing ofron shërbime të bazuara në Internet të cilat lehtësojnë jetën në epokën digjitale. Ju mund të kërkoni apo shfletoni informata të ndryshme, të postoni shpallje, kryeni blerje, apo komunikoni nëpërmjet shërbimeve tona dhe e gjithë kjo na bën shumë krenarë dhe të lumtur. Kur ju përdorni shërbimet tona ju ndani disa informata me ne. Privatësia juaj është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Nëë pëërputhje me Ligjin nr.9887, datëë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe në përgjigje të rregullores së re për mbrojtjen e të dhënave (GDPR), që ka hyrë në fuqi në Bashkimin Evropian më 25 Maj 2018, ne kemi përditesuar Kushtet e Shërbimit dhe Politikat e Privatësisë. Megjithëse kjo rregullore kërkon zbatim vetëm për qytetarët në Bashkimin Evropian, ne kemi filluar t’i aplikojmë këto përditësime në nivel global duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën, dhe Maqedoninë e Veriut. Ne jemi të përkushtuar të respektojmë dhe mbrojmë privatësinë tuaj. Çfarëdo pyetje që keni në lidhje me politikat e privatësisë ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni. Këto politika që rregullojnë procedurat dhe masat e sigurisë për mbledhjen e të dhënave janë në përputhje me Ligjin e aplikueshëm.
Definimi i termave
Në kuadër të kësaj Politike të Privatësisë termi “VIVERE” apo termi “NE” nënkupton VIVERE Media & Publishing (me të gjitha degët dhe kompanitë vartëse). Aty ku përdoret termi “JU” apo “JUVE” pavarësisht nga konteksti që përdoret nënkupton por pa u limituar: përdoruesit, blerësit, kontraktuesit dhe konsumatorët, apo të tjerët të cilët drejtpërdrejtë apo tërthorazi shfrytëzojnë apo përdorin ndonjë nga shërbimet e VIVERE Media & Publishing. Kjo politikë aplikohet për çdo produkt, aplikacion, instrument, ueb faqe apo shërbim tjetër (kolektivisht i referohemi si “Shërbimet”) që është lansuar, administrohet apo është në pronësi të VIVERE Media & Publishing. Duke përdorur apo shfrytëzuar shërbimet tona dhe/apo duke u regjistruar për të krijuar një llogari të re, ju pranoni dhe pajtoheni me kushtet dhe termat e kësaj Politike të Privatësisë, njëherazi autorizoni VIVERE Media & Publishing që të bëjë mbledhjen, përpunimin, përdorimin, transferimin, shpalosjen, ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale siç specifikohet në këtë Politikë të Privatësisë dhe ligjet në fuqi. Nëse ju nuk na jepni apo siguroni informacionin që kërkojmë, ne mund të mos jemi në gjendje të ofrojmë të gjitha shërbimet tona për ju. Plotësimet dhe Ndryshimet e Politikës së Privatësisë
Ne mund ta plotësojmë dhe ndryshojmë këtë Politikë të Privatësisë në çdo kohë duke i përditësuar plotësimet dhe ndryshimet në ueb faqen tonë. Për më tepër nëse plotësim - ndryshimet në Politikën e Privatësisë janë të natyrës thelbësore, mospajtimi i juaj mund të çojë në ndërprerjen e marrëdhënies kontraktuale me ju.
Mbledhja e të Dhënave Personale
Ne mund të mbledhim të dhënat dhe informacionet tuaja personale (përfshirë edhe pajisjet e ndryshme) kur ju:
• Shfrytëzoni shërbimet tona;
• Regjistroheni për hapje të llogarisë tek ne;
• Përditësoni apo shtoni të dhënat personale në llogarinë tuaj;
• Komunikoni me ne në lidhje me shërbimet tona;
• Rastet tjera siç mund të jenë të specifikuara si më poshtë në këtë Politikë të Privatësisë.




Të dhënat personale që ne mund t’i mbledhim përfshijnë këto në vijim:
Informacionet që ju apo në raste kur prindi/kujdestari ligjor i ofroni për ne, si:
• Informatat identifikuese siç janë: emri dhe mbiemri, adresa, numri i telefonit, fjalëkalimi apo adresa e E-mail, kur ju regjistroni për një llogari me ne. • Përmbajtje tjetër që ju gjeneroni apo që është e ndërlidhur me llogarinë tuaj (siç është shtimi i një artikulli në shportë).
• Informacionet e adresës së dërgesës apo adresës së faturimit dhe informacione të tjera të përdorura nga ju për të blerë ndonjë produkt apo shërbim.
• Në disa raste, kur ju përdorni shërbimet tona, ju mund të ofroni informata personale siç mund të jenë: mosha, gjinia, interesat, përvoja, edukimi dhe preferencat tuaja.
• Informata shtesë që kërkohen apo autorizohen nga ligjet e aplikueshme për të mbledhur dhe të procesuar me qëllim identifikimin dhe verifikimin e informacionit që kemi mbledhur nga ju.
• Në asnjë rast dhe asnjë rrethanë, VIVERE Media & Publishing nuk do të kërkoj që ju të shpalosni të dhënat personale të fëmijës suaj. Ju mund të vendosni emrin e fëmijës suaj në profil vetëm për qëllim të identifikimit të fëmijës përdorues dhe me qëllim të identifikimit të përmbajtjes së përshtatshme, edhe moshën e tij/saj.




Të dhënat automatike
Informata që lidhen me ndërveprimin tuaj me shërbimet tona;
Preferencat e juaja të marketingut, reklamave dhe komunikimit tuaj me ne. Këtë informacion ne e pranojmë nga pajisjet që ju përdorni kur shfrytëzoni shërbimet tona, regjistroheni për një llogari te ne, përditësoni apo shtoni informata në llogarinë tuaj, përfshiheni në diskutime apo chat-e, apo kur ju komunikoni me ne në lidhje me shërbimet tona. Ky informacion përfshin këto si vijim: ID-në e pajisjes tuaj apo numrin unik identifikues dhe llojin e pajisjes, sistemin operativ apo të ngjashme. Informata mbi vendndodhjen gjeografike, nga IP adresa apo të shënimeve tjera të pajisjes.
Informatat e kompjuterit, siç mund të jenë statistikat e shikimit të faqeve nga ana e juaj, qarkullimi në/apo nga faqet e internetit të caktuara, linqeve, referimet URL, IP adresat tuaja, historinë tuaj të shfletimeve apo të dhënat tuaja të kyçjes në ueb faqet tona, apo të partnereve tanë.Termet e kërkimit apo filterët e përdorur. Të dhënat duke përdorur cookies
Cookie eshte nje dokument standard që vendoset në kompjuterin apo pajisjen e juaj. Ne mund te përdorim cookies apo teknologjitë e ngjashme për mbledhjen e informatave në lidhje me faqet që ju shikoni, linqet që ju klikoni, dhe veprimet e tjera që ju ndërmerrni në shërbimet tona, brenda reklamave tona apo përmbajtjes së e-mailit në mënyrë që të ofrojmë shërbime sa më të duhura. Edhe pse shumica e shfletuesve të internetit i pranojnë automatikisht cookies, ato gjithashtu ofrojnë mundësi të pranimit, lajmërimit apo refuzimit të tyre në momentin që tentohet vendosja e tyre në kompjuter apo pajisje. Gjithsesi një pjese e shërbimeve tona mund të mos funksionoje si duhet nëse ju i refuzoni cookies. Kur shfletuesi juaj i internetit e lejon vendosjen e cookies, ne i përdorim si për mirëmbajtje të sesionit ashtu dhe në mënyrë të vazhdueshme që të kuptojmë më mirë se si ndërveproni me shërbimet tona, si: ofrimin e sigurisë së llogarisë, personalizimin e përmbajtjes që ju shfaqim përfshirë reklamat apo ruajtjen e preferencave tuaja. Të dhënat nga burime të tjera
Ne mund të plotësojmë të dhënat personale që ne mbledhim me informacione nga palët e treta dhe të shtojmë atë në informacionin e llogarisë suaj. Për shembull, ne mund të mbledhim dhe të përdorim informacione demografike që janë publikisht në dispozicion, siç lejohet nga ligjet e aplikueshme. Personalizimi nëpër pajisje të ndryshme. Kur ju regjistroheni në VIVERE Media & Publishing nga shfletuesi apo pajisja, ne e asociojmë shfletuesin me atë shfletues apo pajisje që lidhet me llogarinë tuaj për qëllime të kyçjes, sigurisë dhe personalizimit. Shembull: nëse ju vizitoni një faqe që përmban sport në pajisjen laptop, ne mund t’ju shfaqim reklama në lidhje me sportin në pajisjen tuaj celulare. Të dhënat nga ueb faqet e palëve të treta. Ne përdorim informata të përshkruara në këtë politike të privatësisë për të ndihmuar shfaqjen e reklamave më të duhura për ju, të masim efektshmërinë e tyre dhe të njohim pajisjet tuaja që t’ju shërbejmë reklama. Kur ju i vizitoni ueb faqet e palëve të treta të cilët janë pjesë e platformës VIVERE Media & Publishing, ne mund të pranojmë të dhëna të përdorimit. Të dhënat për procesim të pagesave
Ne nuk i mbledhim, ruajmë apo procesojmë të dhënat e kartave bankare me të cilat mund të kryhet pagesa. Në raste kur procesimi i pagesave kryhet nga palët e treta kushtet dhe politikat e palëve të treta aplikohen. Arsyeja e mbledhjes dhe përdorimit

Ne përdorim dhe ruajmë të dhënat tuaja personale të mbledhura nga ju për qëllimet si më poshtë:
• Identifikimin tuaj për hyrje të sigurt në shërbimet tona;
• Për të ofruar shërbime të personalizuara dhe të duhura;
• Për të përmirësuar shërbimet tona ndaj jush;
• Për t’ju kontaktuar në lidhje me llogarinë tuaj, si p.sh. dërgimi i një e-mail për të vërtetuar llogarinë me e-mail apo SMS, apo për t’ju kthyer përgjigje kur ju na kontaktoni neve.
• Personalizimin e reklamave dhe komunikimeve tona për qëllime marketingu;
• Parandaluar, zbuluar, zvogëluar, dhe hetuar aktivitetet mashtruese dhe ilegale;
• Që të kemi mundësi t’ju shërbejmë, si dhe për testime të algoritmeve, për të përmirësuar eksperiencën tuaj dhe për të shfaqur reklama sa më të duhura.




Si i ruajmë të dhënat e mbledhura

Ne ruajmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme dhe janë të rëndësishme për ofrimin e shërbimeve tona, në përputhje me ligjet në fuqi. Përveç kësaj, ne mund të ruajmë të dhënat tuaja personale edhe pas mbylljes së llogarisë tuaj për të parandaluar mashtrimin, për të mbledhur një borxh të papaguar, zgjidhjen e mosmarrveshjeve, për të zbatuar marrëveshjen tonë për Kushtet e Përdorimit, për të ndihmuar çdo hetim, dhe për të ndërmarrë veprime të tjera të lejuara ose të kërkuara me ligjet e aplikueshme.
Në rastet kur nuk është më e nevojshme për ne për të ruajtur të dhënat tuaja personale apo kur shuhet qëllimi për të cilin janë mbledhur apo ruajtur të dhënat tuaja personale, ne bëjmë shkatërrimin e tyre në mënyrë të sigurtë në përputhje me ligjet nacionale për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale dhe politikave tona të brendshme.
Informatat të cilat i ndajmë dhe i shpalosim Ne nuk i shesim te dhënat e juaja. Ne i përdorim të dhënat tuaja për t’ju shërbyer më mirë, si dhe për të shfaqur reklamat që ne mendojmë që do të ju pëlqejnë.
Ofruesit e shërbimeve
Ne përdorim ofrues të shërbimeve për të kryer funksione dhe ofruar shërbime në vendet ku ne operojmë. Shembull: ne përdorim shërbime të ndryshme të palëve të treta që na ndihmojnë të operojmë ofrimin e shërbimeve tona, si hostimi i serverave apo aplikacioneve tona, apo të na ndihmojë të kuptojmë përdorimin e shërbimeve tona, si Google Analytics apo Hotjar. Ne ndajmë informatat e pagesës me ofrues te shërbimeve për të proçesuar pagesa, për të ndaluar, detektuar apo hetuar mashtrim apo aktivitete të ndaluara, për të ndihmuar zgjidhjen e mosmarrveshjeve si kthimi i mjeteve apo shtim i mëvonshëm, dhe çështje të tjera të pranueshmërise së kartave të debitit apo kreditit.


Ligji dhe interesi publik Duke mos ju përmbajtur asgjëje që është në të kundërt të kësaj politike të privatësisë apo kontrollit të cilat ne jua kemi ofruar, ne ruajmë, përdorim, apo shpalosim të dhënat tuaja personale nëse besojmë që janë arsyetisht të domosdoshme për të qenë në përputhje me ligjin, procese rregullative, apo kërkesa qeveritare; për të mbrojtur sigurinë e cilitdo person, për të mbrojtur sigurinë dhe integritetin e platformës tonë, përfshi ndihmën që të parandalojmë spam, abuzim, apo veprime të palejuara në shërbimet tona, apo për të shpjeguar pse i kemi larguar përmbajtjet e llogarive prej shërbimeve tona; për të adresuar mashtrim, çështje të sigurisë apo çështje teknike;për të mbrojtur të drejtat tona apo pronën e atyre që përdorin shërbimet tona. Gjithsesi, asgjë në këtë politikë të privatësisë nuk ka për qëllim t’ju kufizojë ju për mbrojtje ligjore apo kundërshtim që mund të keni ndaj palëve të treta, përfshi kërkesat e qeverive për shpalosje të të dhënave personale.
Si mund t’i kontrolloni të dhënat të cilat i keni ndarë me ne
Ju i kontrolloni të dhënat që i ndani me ne në çdo kohë ju keni mundësi të vizitoni https://www.babagjyshisekret.al/libraria ku do t’i keni në dispozicion të gjitha të dhënat tuaja personale, mundësitë për t’i kufizuar, fshirë apo korrigjuar të dhënat, pëlqimin e dhënë, apo hequr pëlqimet paraprake apo çaktivizuar llogarinë e juaj. Ne gjithashtu ju mundësojmë që të dhënat tuaja të jenë lehtësisht të bartshme duke ju mundësuar që t’i shkarkoni ato, apo në mënyrë të lehtë për të na kontaktuar.
Njohja me të dhënat tuaja personale
Ne ndërmarrim hapa të nevojshëm për të siguruar dhe garantuar se të dhënat personale që ne mbledhim janë të sakta dhe të përditësuara, dhe sigurojmë që ju keni mundësinë e njohjes dhe korigjimit të tyre. Ju mund t’i shihni, rishikoni, ndryshoni të dhënat tuaja personale duke u kyçur në llogarinë tuaj apo duke vizituar https://www.babagjyshisekret.al/libraria. Ju lutemi përditësoni të dhënat tuaja personale menjëherë porsa ato ndryshojnë apo të jenë të pa sakta. Ne nuk marrim përsipër asnjë kompensim për çfardo dëmi që mund të shkaktohet si rezultat i të dhënave tuaja të pasakta dhe të papërditësuara.
Kundërshtimi, kufizimi apo tërheqja e pëlqimit
Kur ju jeni të kyçur në llogari e VIVERE Media & Publishing ju mund të menaxhoni konfigurimet e privatësisë dhe funksionet e llogarisë në në çdo kohë. Gjithsesi nëse ju bëni revokimin e pëlqimit tuaj për mbledhje, përdorim, procesim, transferë apo shpalosje të të dhënave tuaja personale për qëllimet e specifikuara në këtë Politikë të Privatësisë, ju mund të mos keni akses në të gjitha shërbimet tona, dhe ne mund të mos jemi në gjendje t’ju ofrojmë juve të gjitha shërbimet dhe mbështetjet që ofrohen për përdoruesit e tjerë.
Preferencat e komunikimit
Ju keni mundësi të zgjidhni se si ne mund të përdorim të dhënat tuaja personale për të komunikuar me ju, për t’ju dërguar njoftime informuese dhe se si ne mund t’ju dërgojmë reklamat e personalizuara dhe të duhura. Ju mund të kontrolloni metodat përmes të cilave ne mund t’ju kontaktojmë juve në lidhje me llogarinë tuaj, dhe aktivitetet tuaja të blerjes apo aktivitetet e tjera duke vizituar faqen https://www.babagjyshisekret.al/libraria. Ndryshimi i Pronësisë
Në rast bashkimi, shkrirje, blerje apo shitje nga/apo në një kompani tjetër, ne mund të ndajmë të dhënat tuaja personale me subjektin e ri të kombinuar në përputhje me standardet tona të përcaktuara në këtë Politikë të Privatësisë. Nëse një e gjë e tillë ndodhë, ne do të kërkojmë që subjekti i ri i kombinuar të zbatojë me përpikëri këtë Politikë të Privatësisë në lidhje me të dhënat tuaja personale.
Siguria
Ne mbrojmë të dhënat tuaja duke përdorur masa të larta teknike, fizike dhe administrative të sigurisë me qëllim të minimizimit të rrezikut nga ndonjë humbje, keqpërdorim, njohje e paautorizuar, zbulim dhe ndryshim. Disa nga masat mbrojtëse që ne përdorim janë firealls, enkriptimi i të dhënave dhe nivele të larta të kontrollit apo autorizimeve për qasje në të dhënat tuaja personale. Nëse besoni se llogaria juaj është abuzuar, ju lutemi kontaktoni menjëherë përmes adresës së E - mail libraria@babagjyshisekret.al.
Praktikat e Privatësisë së Palëve të Treta
Kjo Politikë e Privatësisë adreson vetëm përpunimin, përdorimin, transferimin, shpalosjen dhe ruajtjen e të dhënave tuaja personale që ne i mbledhim nga ju. Nëse ju shpalosni të dhënat tuaja personale me të tjerët, ose në qoftë se ju jeni drejtuar në një faqe interneti të palës së tretë, do të zbatohen politikat, praktikat dhe njoftimet e tyre të privatësisë.
Ne ju inkurajojmë që para së të hyni në një transaksion apo para zbulimit të të dhënave tuaja personale me partnerin tuaj tregtar të vlerësoni me kujdes politikat e tyre të privatësisë dhe sigurisë.
Sugjerimet dhe Ankesat
Nëse ju keni ndonjë pyetje, sugjerim apo ankesë për këtë Politikë të Privatësisë, apo në lidhje me të drejtën tuaj të privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale ju mund të na kontaktoni permes adresës së E - mail libraria@babagjyshisekret.al.


Fëmijët dhe shërbimet tona Përmbajtja që është e dedikuar për fëmijët të cilët nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, prindi apo kujdestari ligjor mban përgjegjësi për zbatimin e politikave dhe kushteve të përdorimit. VIVERE Media & Publishing në asnjë rast nuk mund të bëhet përgjegjëse për veprimet e prindit apo kujdestarit ligjor në raport me fëmijën. Ju lutemi që fëmijën ta përcillni me kujdes gjatë përdorimit të përmbajtjes. Ndryshimet në këtë Politikë të Privatësisë
Ne mund ta përditsojmë kohë pas kohe këtë politikë të privatësisë. Versioni më i përditësuar do të rregullojë proçesimin tonë të informacioneve tuaja personale dhe gjithmonë do të jetë në https://www.babagjyshisekret.al/libraria. Nëse bëjmë ndryshime në këtë politikë, sipas vlerësimit tone do të Neni 1 Të dhënat personale

1. Operatori dhe VIVERE Media & Publishing do të menaxhojnë dhe mirëmbajnë të dhënat personale në përputhje me kërkesat e Ligjit nr.9887, datëë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

2. Gjatë kryerjes së shërbimeve, Operatori dhe VIVERE Media & Publishing do të bëjnë të gjitha përpjekjet e arsyeshme për t’i mbajtur informatat konfidenciale të sigurta dhe për të respektuar të gjitha kërkesat e sigurisë duke përfshirë standardet fizike si edhe të identitetit.

Neni 2 Gjuha e kontratës
Nëse kjo kontratë përkthehet në disa gjuhë, gjuhë kryesore e kontratës do të jetë gjuha shqipe. Edhe interpretimi i kontratës do të qeveriset nga gjuha shqipe.
Neni 3 Komunikimi dhe njoftimet në mes të palëve
Të gjitha njoftimet në lidhje me këtë kontratë duhet të bëhen me shkrim dhe t’i dërgohen palës tjetër duke përdorur informatat kontaktuese të përcaktuara në orar, ose informatat kontaktuese të zëvendësimit të dërguara përmes njoftimit me shkrim. Palës mund t’i dërgohen njoftimet përmes postës elektronike (e-mail), dhe dërgesat përmes e-mailit gjithmonë kanë prioritet.
Neni 4 Dispozita të përgjithshme

1. Deri sa të mos deklarohet shprehimisht me shkrim dhe të nënshkruhet nga të dyja palët, heqja dorë e cilësdo palë nga e drejta për të përdorur mjetet juridike në rast të shkeljeve ose mospërmbushjes të kontratës, dhe përdorimit të çfarëdo praktikash tregtare a historiku/modeli të marrëdhënieve tregtare, nuk do të përbëjë heqje dorë të vazhdueshme nga të drejtat, përdorimi i mjeteve juridike ose kushtet për shkeljet ose mospërmbushjet e tjera të obligimeve sipas kontratës.

3. Nëse ndonjë dispozitë e kontratës konstatohet të jetë e paligjshme, e pavlefshme ose e pazbatueshme nga gjykata, dispozitat e tjera mbesin të plotfuqishme.

4. Përveç nëse dhe derisa të mos përpilohet me shkrim dhe të pajtohen të dyja palët, asnjë marrëveshje tjetër me qëllim të ndryshimit, modifikimit, lëvizjes, shpjegimit ose plotësimit të kushteve të kontratës nuk do të jetë e detyrueshme për palët.

5. Në rast të mospërputhjeve në mes të gjuhës ose kuptimit të ndonjë pjese të tekstit të kësaj kontrate dhe ndonjë dokument që i është bashkëngjitur kontratës, do të mbizotërojë gjuha ose kuptimi i pjesës kryesore të kësaj kontrate. Titujt e kësaj kontrate janë për ta lehtësuar referimin dhe nuk do të luajnë asnjë rol në interpretimin e kësaj kontrate.

6. Kontrata përmban mirëkuptimin e plotë të palëve, përvijon ndarjen e plotë të rrezikut në mes tyre dhe përbën një deklaratë të plotë dhe ekskluzive të përkufizimeve dhe kushteve të marrëveshjes së tyre në lidhje me çështjet e përmendura në kontratë. Të gjitha bisedimet, marrëdhëniet, mirëkuptimet dhe marrëveshjet me shkrim a gojë të mëparshme në lidhje me këtë kontratë tani zëvendësohen nga kjo kontratë.