Dua të bëhem Babagjysh Sekret

Është zgjedhja juaj se për cilën prej tyre do të bëheni Babagjyshi Sekret i këtij fundviti.
Me përzgjedhjen e letrës, në funksion të rezervimit të saj, ju do të duhet të kryeni proçedurën e regjistrimit, prej të cilit ose mund të blini dhuratën online ose ta blini vetë dhuratën. Në rast se do ta blini vetë dhuratën, do të keni në dispozicioni veç tre ditë kohë për të finalizuar proçesin e realizimit të dëshirës, pra postimin e pakos.

Regjistrimi paraprihet nga një dritare dialoguese që ju kujton dhe një herë për rregullat e përgjithshme të pjesëmarrjes, që duhet të respektoni ju si Babagjysh Sekret.

Pasi bëhet pranimi i rregullores, hapet forma e rezervimit e vijohet me plotësimin e të dhënave personale:

Emër
Mbiemër
Mosha
Gjinia
Vendbanimi (adresa e plotë)
Arsimi (i ulët / mesëm/lartë/pasuniversitar )
Profesioni
Numri i telefonit
E-mail

Nëqoftëse jeni individ që përfaqësoni biznesin, ju lutem check tek opsioni “Jeni kompani?”, duke plotësuar më tej emrin e kompanisë, ndërsa plotësimi i NIPT-it është opsional.

Me plotësimin e të gjithë fushave të detyrueshme, prenotimi finalizohet me klikimin e butonit “Përfundo” (Kujdes, vetëm me plotësimin e të gjithë fushave të detyrueshme!).
Në moment, sistemi ju dërgon automatikisht një E-mail/SMS konfirmimi.
Gjithashtu mbërrin edhe kodi që sistemi gjeneron për letrën e përzgjedhur.
Ky kod duhet të ruhet deri në momentin e postimit të dhuratës. Letra në fjalë pas kësaj, kalon në status “në proces”.

Bli në dyqan

  • Në 24 orët e fundit për plotësimin e dëshirës, babagjyshit i dërgohet një E-mail/SMS kujtesë për ta njoftuar për kohën e mbetur në dispozicion për realizimin e dëshirës, dorëzimin e dhuratës pranë sportelit të postës.
  • Me përfundimin e afatit tre ditor, dhe mos finalizimi i proçesit, njoftohen mes E-mail/SMS se koha në dispozicion ka përfunduar dhe letra e përzgjedhur bëhet sërish aktive, në dispozicion të babagjyshëve të tjerë potencialë.

Në momentin që blen dhuratën e shkon për ta postuar pranë Postës Shqiptare, duhet gjithashtu të shënohet në pakon e dhuratës:
–  Kodi i letrës (kod ky, që dërgohet në momentin e regjistrimit, mungesa apo pasaktësia e të cilit, bën të pavlefshëm proçesin dhe dhurata nuk shkon në destinacion).

  • Kodi i letrës konfirmon marrjen në dorëzim të pakos. Letra e dëshirës së plotësuar nga ju, inaktivizohet në platformë.
    – Pakoja që përmban informacionin e kodit unik, dërgohet në adresën “Punishtja e Babagjyshit, Poli i Veriut”.

Bli Online

Në rast se objekti i dëshirës së letrës së përzgjedhur , është një produkt që ju dëshironi dhe mundeni ta siguroni blerjen e tij përmes dyqanit online (e-commerce), atëherë ndiqni udhëzimet për të finalizuar procesin e blerjes online, duke evituar kështu hapat e sipërpërmendur, si postimin e pakos mes Postës Shqiptare.

Më tej, falë “tracking number“ unik, pakot organizohen e shpërndahen në destinacione nga skuadra e Babagjyshit Sekret. Ato jepen në dorëzim të vogëlueshve nga Elfët, ndihmësit legjendarë e të palodhur të babagjyshit. Me të cilët jeni të mirëpritur të nxirrni foto e t’i ndani me ne.

Kaq shpejt, kaq thjesht!
Bashkohu iniciativës sonë #BabagjyshiSekret
EDHE TI MUND TË JESH BABAGJYSHI SEKRET I NJË ËNDRRE FËMINORE!!!

Ajo çka në të cilën besojmë është zgjedhje e jona, por jeta do të ishte e papërballueshme nëqoftëse nuk do të besonim në asgjë.
Prandaj këtë fundvit UNË , TI, NE, zgjedhim të besojmë në Babagjyshin Sekret